Si të qëndroni të hidratuar këtë muaj, nëse po agjëroni!

Si të qëndroni të hidratuar këtë muaj, nëse po agjëroni!

Duke marrë parasysh se besimtarëve muslimanë nuk u lejohet të hanë apo pinë (as ujë) nga agimi deri në perëndim të diellit, një nga pyetjet kryesore që mund të keni është se si të qëndroni të hidratuar gjatë këtij muaji, veçanërisht nëse po përpiqeni të vazhdoni dhe me rutinën tuaj të stërvitjes. Hidratimi mund t’u shkaktojë dhimbje koke, marramendje, lodhje, ngërçe dhe dhimbje muskujsh.

Thënë këto, është e rëndësishme të keni parasysh disa këshilla për të qenë të hidratuar dhe të shëndetshëm gjatë kësaj periudhe.

#1 – Shpërndani konsumin

Në vend që të pini një gotë ujë apo dy në moment dhe kaq, përpiquni që të pini ujë gjatë gjithë orëve të zgjimit kur nuk jeni duke agjëruar. Shpërndajeni marrjen e ujit gjatë kësaj periudhe dhe synoni të konsumoni të paktën 2 litra ujë në ditë.

#2 – Pini më pak gjatë Iftarit

Nëse jeni të fokusuar në ushqim dhe ujë gjatë një vakti, ato do të konkurrojnë për hapësirë në stomakun tuaj. Pirja e disa gotave ujë në një vakt iftari mund t’ju pengojë të hani mjaftueshëm. Trupi ka nevojë për ujë, po aq sa ka edhe për ushqim, prandaj sigurohuni që këto të mos zëvëndësojnë njëra-tjetrën dhe ju të merrni githë vlerat ushqyese.

#3 – Hani ushqime hidratuese

A e dini se shumica e njerëzve marrin rreth 20% të ujit që u nevojitet nga ushqimi? Hidratimi nuk ka të bëjë vetëm me sasinë e ujit që arrini të pini, por edhe me ushqyerjen. Konsumoni ushqime të pasura me ujë si fruta, perime, supa, smoothie, sallata me bazë lëngu kockash etj.

Smoothie-t janë të shkëlqyera për syfyr dhe mund të personalizohen për t’iu përshtatur shijeve dhe nevojave tuaja. Filloni me një bazë të tillë si qumështi, kosi ose uji i kokosit dhe shtoni fruta, perime, fara ose drithëra.

#4 – Kufizoni kripën dhe sheqerin

Është e rëndësishme të dimë se disa ushqime na bëjnë më të etur dhe kërkojnë më shumë lëngje në sistemin tonë. Kripa dhe sheqeri i tepërt tërheqin ujë nga qelizat dhe e lënë trupin të etur, prandaj zgjedhja e ushqimeve është e rëndësishme. Përpiquni të shmangni ose kufizoni ushqimet e shpejta, ushqimet e skuqura dhe ushqimet e përpunuara.

I njëjti koncept vlen edhe për artikujt me sheqer: Ndërroni pijet me sheqer (pijet me gaz apo ato me sheqer të shtuar) me ujë të aromatizuar, qumësht, fruta dhe perime.

Shpërndaje në: