Sekreti për t’u ndjerë gjithnjë e më mirë çdo ditë, është te këto 10 gjëra të thjeshta!
Me një punë 9-5 apo angazhime të tjera, mund të duket e vështirë të gjeni kohë për veten. Për këtë arsye, zakonet e shëndetshme si bazë e një rutine të mirë duhet të jenë thelbësore.
Ka shumë gjëra të thjeshta që mund t’i bëni vetes çdo ditë për t’u ndjerë mirë, për t’u dukur mirë dhe për të pasur energjinë që ju nevojitet për të përmbushur detyrat tuaja të përditshme.
Përfshini këto 10 zakone të lehta në jetën tuaj të përditshme për të jetuar mirë dhe për t’u ndjerë më mirë. Shumë zakone kërkojnë kohë për t’u krijuar, por këto janë aq të thjeshta sa me siguri do filloni t’i ndjeni si automatike dhe të natyrshme.
#1 – Qëndroni të hidratuar
Ka miliona arsye pse të qëndroni të hidratuar është një nga gjërat më të lehta që mund të bëni për t’u ndjerë më mirë çdo ditë, pasi hidratimi i lejon trupit të bëjë gjithçka që i nevojitet.
Nga lëkura me shkëlqim te të pasurit energji dhe përqendrim të mjaftueshëm për të kryer detyrat e përditshme, konsumi i ujit është një mënyrë fare e thjeshtë për t’u ndier më mirë me veten!
#2 – Flini gjumë në kohë!
Kur e kaloni orarin e gjumit, flini më vonë se zakonisht dhe përdorni telefonin, televizorin etj – ju vetëm sa po përkeqësoni zakonet e këqija të gjumit.
Përpiquni të bëni një gjumë të qëndrueshëm dhe të krijoni një rutinë, që mund ta prishin shumë pak gjëra.
#3 – Bëni 10.000 hapa në ditë
Ka shumë pengesa që i pengojnë njerëzit të shkojnë në palestër çdo ditë, dhe nëse kjo ndodh, mos u tregoni të ashpër me veten. Nuk ka asgjë të keqe të anashkaloni palestrën një, dy madje edhe tre herë.
Nëse nuk gjeni kohë për të ushtruar, thjesht sigurohuni që të paktën të bëni 10,000 hapa në ditë. Është më e lehtë nga sa mendoni, ecja 30 minuta – 1 orë mund të bëjë të paktën gjysmën e atyre hapave.
#4 – Mbani një listë me detyrat që keni për të bërë
Një listë me gjëra për t’u bërë ju bën të ndiheni të përmbushur në jetën tuaj të përditshme. Kur shkruani detyrat tuaja, duhet të jetë e kënaqshme t’i shënoni ato një nga një. Sfidoni veten të kryeni 5-6 detyra në ditë gjithsej, të cilat përfshijnë edhe detyrat personale, dhe ato profesionale.
#5 – Pastroni/sistemoni diçka
Të gjithë kanë zakone të ndryshme të rregullimit, por një mënyrë e thjeshtë për ta mbajtur shtëpinë tuaj të pastër është të bëni një gjë në ditë. Gjeni zakone të vogla që mund t’i bëni, të cilat mund t’i marrin pak minuta ditës suaj dhe shtëpia të mbetet gjithsesi e pastër.
#6 – Zgjohuni para orës 8 të mëngjësit, ose të paktën ~herët~
Zgjimi para orës 8 të mëngjesit është ose i lehtë ose i ndërlikuar, në varësi të stilit të jetesës dhe orarit të punës. Këto kohë, oraret e punës po shtyhen gjithnjë e më shpesh nga ora 9 në 10, duke u kthyer punonjësve mëngjeset e tyre.
Nëse zgjoheni para orës 8 (edhe nëse është 7:45), po krijoni më shumë kohë në ditë për veten tuaj. Mbajeni mend këtë mëngjesin e radhës, para se të bëni “snooze” alarmin.
#7 – Praktikoni mirënjohjen
Tashmë është vërtetuar shkencërisht dhe psikologjikisht se praktikat e mirënjohjes na bëjnë më të lumtur dhe pranues, por edhe na motivojnë për më shumë.
#8 – Bëni të paktën një gjë për veten tuaj
Kaloni pak kohë duke lexuar, duke bërë një hobi që ju pëlqen, ose thjesht duke u ulur në diell e duke shijuar momentin. Thjesht sigurohuni që të bëni diçka sado të vogël për veten, çdo ditë.
#9 – Flisni me dikë që e donit
Telefononi gjyshen, prindërit apo motrën/vëllain që jeton larg. Sigurohuni që të paktën një herë në ditë të keni një komunikim me njerëzit më të rëndësishëm të jetës suaj, kushdo qofshin ata.
#10 – Hani diçka të shëndetshme
Pavarësisht nga dieta apo preferencat tuaja ushqimore, ngrënia e ushqimeve të shëndetshme në fakt ju bën të ndiheni më mirë. Thënë këto, përpiquni ta pasqyroni dietën tuaj me ushqime sa më të shëndetshme.
Burimi: The Talko