Fury tallet keq me Joshuan: Unë kam disa bileta, i ftoj të më shohin

Fury tallet keq me Joshuan: Unë kam disa bileta, i ftoj të më shohin

Tyson Fury do të takohet me 23 prill me Dillian Whyte në një meç të madh të kategorisë së rëndë të boksit profesionist.

Fury do të mbrojë titullin WBC para rreth 94 mijë spektatorëve, ai para këtij takimi është tallur me Joshuan, ku tha se ka bileta për të dhe gjithë ekipin e tij, shkruan Periskopi.

“Ata (ekipi i Joshua) janë të ftuar, ata mund të jenë mysafirët e mi. Unë kam disa bileta,” tha ai për iFL TV.

“Unë do t’i jap një biletë Eddie dhe dy Joshuas. Ai ka nevojë për dy, pasi është i shëndoshë”, përfundoi ai.

Shpërndaje në: