E konfirmon edhe Fabrizio Romano sot: Haaland drejtë kalimit tek Manchester City
Manchester City është i bindur se do të nënshkruajë me Erling Haaland.
Skuadra e Premierligës është duke udhëhequr garën për futbollistin norvegjez nga Borussia Dortmund, sipas Fabrizio Romano.
Barcelona dhe Real Madrid gjithashtu janë vlerësuar me interes të madh për sulmuesin e ri, por duket se ai është i vendosur për një kalim tek City.
“Qytetarët” janë të bindur se propozimi i tyre është më i miri; ata kanë përshkruar projektin e klubit, pagën e lojtarit, planet e Pep Guardiolës. Por marrëveshja nuk është bërë ende, asgjë nuk është përfunduar apo nënshkruar.
Haaland, së bashku me Kylian Mbappe, është një nga talentet më premtues. Një klauzolë jozyrtare lirimi hyn në kontratën e tij këtë verë duke e lejuar atë të largohet për 75 milionë euro.