Momenti kur tifozët e Liverpoolit duartrokitën 1 minutë në mbeshtetje për Cristiano Ronaldon

Momenti kur tifozët e Liverpoolit duartrokitën 1 minutë në mbeshtetje për Cristiano Ronaldon

Tifozët e Liverpoolit kanë duartrokitur në minutën e 7′ për Cristiano Ronaldon dhe familjen e tij pas vdekjes tragjike të djalit të tij të sapolindur.

Ronaldo dhe partnerja e tij Georgina Rodriguez njoftuan të hënën se djali i tyre binjak kishte vdekur gjatë lindjes, duke shtuar se lindja e motrës së fëmijës po u jepte “forcë” për të përballuar lajmin e rëndë.

“Me pikëllimin tonë më të thellë duhet të njoftojmë se djali ynë ka ndërruar jetë”.

“Është dhimbja më e madhe që mund të ndiejë çdo prind. Vetëm lindja e vajzës sonë na jep forcën për ta jetuar këtë moment me pak shpresë dhe lumturi”, thuhet në një deklaratë e Ronaldos në Instagram.

VIDEO

 

Shpërndaje në: