Ranglista e re e UEFA’s – FC Drita klubi kosovar me rënditjen më të mirë
Në paraqitjen e ranglistës së re nga UEFA për klubet në mbarë botën, FC Drita bëhet klubi kosovar me rënditjen më të mirë.
FC DRITA zë pozitën 254 me koeficient 5000, shkruan Periskopi.
Pas paraqitjeve të shkëlqyeshme, DRITA në pjesëmarrjet në garat evropiane në edicionin 2018/19 grumbulloi 1500 pikë (pozita 372), 2000 pikë në garat e edicionit 2020/2021(pozita 296) dhe 1500 të tjera në pjesëmarrjen 2021/22 (pozita 246).