Skandal i vërtetë – Publikohen përgjimet, Pique duke bërë pazar me Kupën e Spanjës, për të përfituar miliona para

Skandal i vërtetë – Publikohen përgjimet, Pique duke bërë pazar me Kupën e Spanjës, për të përfituar miliona para

Gazeta spanjolle “El Confidencial” ka shkaktuar një “tërmet” në botën e futbollit spanjoll.

“El Confidencial” ka publikaur përgjime mes kapitenit të Barcelonës, Pique dhe presidentit të Federatës së Futbollit të Spanjës, Luis Rubiales, ku dëgjohen duke bërë pazare për Superkupën e Spanjës.

Pique ka fituar shuma milionëshe nga ky ‘pazar’ me anë të kompanisë së tij “Kosmos”.

Rubiales e Pique arritën marrëveshjen për të organizuar Kupën e Spanjës në Arabi, nga kjo marrëveshje mbrojtësi spanjoll do përfitojë 4 milionë për çdo vit të marrëveshjes 6 vjeçare.

“Barcelona e Reali të marrin nga 8 milionë, për të tjerat mjafton 1 apo 2 milionë” dëgjohet Pique në një audio-inçizim.

Shpërndaje në: