Komenti epik i Agueros pasi Ronaldo ia dhuroi topin lojtarit të ri të United: Ti ende nuk ke luajtur me Leo Messin
Cristiano Ronaldo sot shënoi ‘hat-trick’ për United në fitoren ndaj Norwichit në Premierligë.
Pas ndeshjes zakoni e do që kush shënon tre gola të marr topin me veti në shtëpi, por Ronaldo nuk e bëri këtë, pasi ai topin ia dhuroi 17-vjeçarit që u ftua për herë të parë të ekipi A, Alejandro Garnacho, shkruan Periskopi.
Ai këtë veprim të Ronaldos vendosi ta ndaj me ndjekësit e tij në ‘Twitter’ ku shkroi: “Më i miri i të gjitha kohërave, Cristiano Ronaldo”.
Komenti i Agueros ishte në koment: “Sepse ti ende nuk ke luajtur me më të mirin, Leo Messi”.