Rrezikojnë të bien nga liga, trajneri i skuadrës së njohur franceze u kërkon futbollistëve mysliman të ndalojnë agjërimin
Ekipi i njohur francez, St.Ettiene po rrezikon që të bie nga “Ligue 1” këtë sezon.
Trajneri i kësaj skuadre, Pascal Dupraz ka kërkuar nga futbollistët mysliman që ta ndalojnë agjerimin, shkruan Periskopi.
Sipas “L’Equipe”, Dupraz ka takuar një nga një futbollistët mysliman dhe u ka kërkuar që të ndalojnë agjerimin pasi skuadra po kalon në formë jo të mirë.
Trajneri Dupraz ka kritikuar publikisht të gjithë futbollistët për formën e dobët të ekipit./Periskopi/