Kujdes, mos kombinoni kafen dhe këtë ushqim: Nuk ka kombinim më të keq për stomakun
Kombinimi më i keq është kafeja me çokollatë ose alkool
Duke qenë se kafeja me çokollatë, si dhe me alkool, ndihmon në relaksimin e sfinkterit të poshtëm të ezofagut, rezultati është shfaqje e urthit, ndjesi djegie dhe refluks i përmbajtjes së stomakut në ezofag.
Edhe nëse nuk ndieni siklet, shenjat e inflamacionit të ezofagut mund të shfaqen me kalimin e kohës, transmeton Telegrafi.
Gjithashtu, gastroenterologët dhe nutricionistët nuk rekomandojnë marrjen e kafesë me stomakun bosh, gjë që e bëjnë shumica e njerëzve, sepse ndikon në sekretimin e stomakut.
Në të njëjtën kohë, kombinimi i cili rekomandohet është ekspres me biftek.
Espresso është një pije më e koncentruar, përmban acide organike që përmirësojnë procesin e tretjes, kanë një efekt më të mirë me mishin së bashku me lëngun e stomakut.
Pak kohë pas kafes, rekomandohet të pini një gotë ujë për të rimbushur lëngjet në trup, sepse kafeja ka një efekt diuretik.
Megjithatë, mjekët paralajmërojnë se marrja e tepërt e kafesë ndikon negativisht në shëndet, në radhë të parë në muskulin e zemrës, sepse numri i rrahjeve të zemrës përshpejtohet pas pirjes.
Ekspertët gjithashtu vërejnë se një ose dy filxhanë kafe në ditë nuk do të kenë një efekt negativ.