Para ndeshjes me Benfican, flet Alisson: Duam të fitojmë çdo titull
Portieri i Liverpoolit Alisson Becker ka thënë që ai dhe bashkë-lojtarët e tij dëshirojnë që të fitojnë çdo gjë, para një periudhe të vështirë e cila mund të rezultojë me mbylljen e sezonit me katër trofe të fituar.
“Të Kuqtë” e Jurgen Klopp veçse e kanë fituar titullin e Carabao Cup, ndërsa gjenden vetëm një pikë larg Manchester Cityt në garën për titullin e Premier Ligës, dhe janë ende duke luftuar për titullin e Ligës së Kampionëve dhe atë të FA Cup, përcjell KosovaPress.
Liverpoolit i kanë mbetur edhe 13 ndeshje për t’i luajtur deri në përfundim të muajit maj nëse arrijnë të prekin finalet e Ligës së Kampionëve dhe atë të FA Cup, dhe Alisson është optimistë që skuadra e tij nuk do të ketë probleme gjatë këtij orari të zënë me ndeshje.
Duke folur në një konferencë për media para ndeshjes së kthimit në Ligën e Kampionëve kundër Benficas, ku takimi i parë kishte përfunduar 3:1 në favor të gjigantit anglez, portieri brazilian tregoi se duhet të jenë të përgatitur për çfarë i pret, dhe se skuadra e tij dëshiron të fitojë çdo titull të mundshëm.
“Ne duam të fitojmë çdo gjë, kështu që jemi të gatshëm për atë gjë. Sigurisht, nuk është e lehtë, ndonjëherë ne ndihemi të lodhur, por duhet që ta mbash në mend se ke energjinë e duhur për tu përballur me çdo sfidë”, tha Alisson.
Ndërkaq, ylli brazilian foli edhe për ndeshjen e nesërme kundër Benficas, ku përballjen e kaluar e cilësoi shumë të vështirë, por tregoi që skuadra e tij është e gatshme për çdo gjë.
“Ishte një ndeshje shumë e vështirë. Ata kanë sulmues të shpejtë, ata kanë një sulmues të fortë qendror. E njoh edhe Everton nga Brazili, i di kualitetet e tij, sa i mirë është. Ata na detyruan që të punojmë shumë, por ne jemi të gatshëm të përballemi me ata që t’i përmbushim synimet tona”, tha Alisson.
Nesër me fillim nga ora 21:00, gjiganti anglez Liverpool do të zhvillojë ndeshje si vendas në stadiumin “Anfield Road” kundër Benficas, e vlefshme kjo për ndeshjen e kthimit të fazës së çerekfinales së Ligës së Kampionëve.