Lufta ndikoi shumë te boksieri – Usyk ‘liget’ shumë, rrezikon të mos përballet me Joshuan

Lufta ndikoi shumë te boksieri – Usyk ‘liget’ shumë, rrezikon të mos përballet me Joshuan

Kampioni i botës në boks në peshat e rënda, Oleksandr Usyk, humbi dhjetë kilogramë në vetëm një javë gjatë luftës së Rusisë ndaj Ukrainës, ka zbuluar gruaja e tij.

Me këtë rënie në peshë, boksieri ukrainas rrezikon edhe meçin me Joshuan, pasi nuk kanë peshën e njejtë dhe kjo mund t’i bëjë atij telashe në matjet zyrtare, përcjellë Periskopi.

Usyk kishta marr guximin që t’i del në mbrojtje shtetit të tij, por që në fund vendosi të largohet për t’u përgatitur për Joshuan.

Duke folur për PravadaTUT, gurja e Uksyk, Yekaterina zbuloi se boksieri pësoi humbje peshe si pasojë e krizës dhe e përshkroi atë si të ‘tmerruar’ dhe ‘të shokuar’.

“Oleksandr humbi 10 kilogramë vetëm gjatë një jave të luftës,” tregoi fillimisht gruaja e boksierit.

“Ai ishte shumë i tmerruar, në një gjendje të tillë, ai ishte aq i copëtuar”, tha ajo.

Shpërndaje në: