Guardiola për Kloppin: Ne nuk jemi miq, madje nuk kemi ngrënë kurrë darkë së bashku
Ka përfunduar takimi i madh në Premierligë pa fitues.
City dhe Liverpooli barazuan në 2:2 në një ndeshje nga më të bukurat të futbollit, shkruan Periskopi.
Për Cityn shënuan De Bruyne dhe Jesus, ndërsa për Liverpoolin, Jota e Mane.
Pas ndeshjes ka folur edhe trajneri i Man Cityt Pep Guardiola i cili tha nuk është shok me Kloppin, madje që nuk kanë ngrënë darkë asnjëherë bashkë, por që e respekton atë.
“Ne nuk jemi miq, nuk shihemi. Nuk kemi ngrënë kurrë darkë së bashku, Do të hamë një ditë në sallën e famshme”, tha Guardiola.
“Liverpool është një ekip i mirë për t’u parë.” Pep Guardiola thotë se është krenar për ekipin e tij dhe tani ata duhet të vazhdojnë dhe të fitojnë të 7 ndeshjet e mbetura në Premier League për të fituar titullin.