Roman Abramovich ka qëllim ta blejë skuadrën e madhe të La Ligas
Oligarku rus, Roman Abramovich mund të mos jetë tërhequr përfundimisht nga bota e futbollit.
Ish-pronari i Chelsea është në pritje që të shes skuadrën londineze dhe thuhet se është në negociata për të blerë një tjetër skuadër.
Kësaj radhe, Abramovich, sipas raportimeve nga ‘Mirror’, do të blejë një skuadër spanjolle.Bëhet fjalë për një skuadër të njohur spanjolle, e cila përkundër historisë së saj, së fundmi pati krizë ekonomike.
Valencia pritet të jetë skuadra e radhës që blihet nga Abramovich.Mbetet të shihet nëse një gjë e tillë do të jetë e mundur për oligarkun rus.