Lëvizjet në tabelë, pas javës së 28’të në Superligën e Kosovës në futboll

Lëvizjet në tabelë, pas javës së 28’të në Superligën e Kosovës në futboll

Skuadra e Llapit e ka fituar takimin ndaj Ulpianës në kuadër të javës së 28’të në Superligën e Kosovës në futboll.

Llapi triumfoi me rezultatin 2-0, me golat e Dardan Jasharit dhe Festim Alidemës, shkruan Periskopi.

Jashari shënoi me kokë pas 36 minutave lojë, kurse Alidema realizoi me një goditje të fuqishme pas 77 minutave

Llapi me këtë fitore shkon në kuotën e 44 pikëve në vendin e katërt, kurse Ulpiana mbetet e parafundit me 24 pikë.

Ndërkohë në Drenas, Drita shkatërroi Feronikelin me rezultatin e thellë 0-5.

Ku me këtë fitore, skuadra nga Gjilani merr vendin e dytë me 52 pikë aq sa ka edhe Gjilani që ndodhet në vendin e tretë.

Ndërkaq, tabelës i prinë Ballkani i trajnerit, Ilir Daja që ka 60 pikë.

Kurse Feronikeli mbetet i fundit në tabelë me 12 pikë të grumbulluara.

Shikoni renditjen e plotë të skuadrave në tabelë:

Shpërndaje në: