Llapi tregon forcën ndaj Ulpianës, Drita nuk i lë asgjë imagjinatës ndaj Feronikelit
Skuadra e Llapit ka fituar ndaj Ulpianës në Lipjan.
Llapi triumfoi me rezultatin 2-0, me golat e Dardan Jasharit dhe Festim Alidemës.
Jashari shënoi me kokë pas 36 minutave lojë, kurse Alidema realizoi me një goditje të fuqishme pas 77 minutave.
Llapi me këtë fitore shkon në kuotën e 44 pikëve në vendin e katërt, kurse Ulpiana mbetet e parafundit me 24 pikë.
Ndërkohë në Drenas, Drita shkatërroi Feronikelin me rezultatin e thellë 0-5.
Në pjesën e parë për Dritën shënuan, Marko Simonovski x2, Almir Kryeziu, Hamdi Namani.
Rezultatin final e vulosi, Muharrem Jashari pas 71 minutave lojë.
Drita me këtë fitore shkon në kuotn e 52 pikëve në vendin e tretë, kurse Feronikeli mbetet në vendin e fundit me vetëm 12 pikë.