Lojtari kryesor i Chelseas del pozitiv me Covid-19, mungon ndaj Realit
Kapiteni i klubit të Chelseas, Cesar Azpilicueta, ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Mbrojtësi I Chelseas nuk kishte udhëtuar sot me skuadrën në fitoren e thellë prej 6:0 ndaj Southamptonit, shkruan Periskopi.
Lajmin për infektimin e tij e ka konfirmuar trajneri i londinezëve, Thomas Tuchel.
Azpilicueta nuk do të udhëtojë me klubin e tij për në Madrid, pasi i duhet të izolohet shkaku i virusit.
Kutjojmë se në takimin e parë ‘blut’ kanë pësuar humbje prej 1:2 ndja Realit, por që shpresojnë në ndeshjen e kthimit.