Vendimi mbi akuzat për përdhunim të Mason Greenwood – Çfarë pritet të ndodh në vazhdim?

Vendimi mbi akuzat për përdhunim të Mason Greenwood – Çfarë pritet të ndodh në vazhdim?

Mason Greenwood aktualisht është liruar me kusht pasi u arrestua në janar me dyshimin për përdhunim dhe sulm fizik. 

Lojtari i Manchester United ende nuk është akuzuar zyrtarisht dhe ai do të mësojë në ditët në vijim nëse do të ndiqet penalisht.

Besohet se policia do të bëjë një kallëzim në Prokurori gjatë ditëve në vijim, pasi ka studiuar provat e disponueshme për të vendosur nëse 20-vjeçari duhet të dalë në gjyq.

“Policia do të dorëzojë dosjen e saj menjëherë,” tha një burim pranë hetimit për The Sun.

Një tjetër burim ka dhënë pak më shumë detaje, duke sqaruar se policisë po i mungon koha për të hetuar.

“Ai është ende me kusht, por gjërat janë në një fazë të avancuar,” tha ai burim, duke folur gjithashtu për The Sun.

Policia dhe Prokuroria janë duke diskutuar nëse ka një çështje apo jo për të ngritur kundër tij.

Shpërndaje në: