Chelsea e ‘lodhë’ Southamptonin me gola, Arsenalin e mposhtë Brightoni në “Emirates”
Skuadra e Chelsea ka treguar lojë të mire sot në Premierligë ndaj Southamptonit.
Djemtë e Tuchel treguan seriozitet të lartë në këtë ndeshje ku shënuan gjashtë gola dhe nuk pranuan asnjë, shkruan Periskopi.
Ndonëse erdhe nga një humbje e dhimbshme nga Reali në Champions, ‘blut’ e Londrës i dërgojnë mesazh të qartë ‘mbretërve’.
Neshja e dytë e xhiros së 31’të në Premierligë ishte edhe ajo ndërmjet Arsenalit dhe Brightonit.
Ku, Arsenali u mposht me rezultatin 1:2 nga Brightoni.
Me këtë humbje, skuadra e teknikut Arteta rrin në vendin e pestë në tabelë me 54 pikë të grumbulluara.