Ndoshta e hani çdo ditë e nuk ia dini rëndësinë: Marulja mbron të gjithë trupin
Përveçse është e freskët, e shijshme dhe me indeks të ulët glicemik, marulja është shumë e mirë për shëndetin e zemrës dhe presionin e gjakut, si dhe ofron gjumë të qetë.
Në këtë periudhë të vitit, konsumoni marule sa më shpesh, pasi ndihmon trupin të kapërcejë lodhjen dhe mungesën e energjisë në pranverë.
Marulja ruan nivelin optimal të aciditetit të trupit, gjë që është e rëndësishme sepse një nivel i mirë i aciditetit i jep trupit energji dhe ka një efekt të dobishëm në lëkurë.