Ismet Munishi për ndeshjen ndaj Ballkanit dhe vendimin e Komisionit të Garave: Nuk kam koment

Ismet Munishi për ndeshjen ndaj Ballkanit dhe vendimin e Komisionit të Garave: Nuk kam koment

Komisioni i Garave ka marr sot vendimin final për ndeshjen mes Gjilanit dhe Ballkanit.

Ky Komision vendosi për fitoren me rezultat 0:3 në tavolinë për Ballkanin, shkruan Periskopi.

Ky vendim i tyre erdhi pas incidentit të ndodhur në këtë ndeshje, ku portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri u sulmua nga tifozët e Gjilanit, pas golit të barazimit që e realizoi Enea Koliçi.

Periskopi ka kontaktuar trajnerin, Ismet Munishi për të marr një përgjigje në lidhje me vendimin e fundit nga Komisioni i Garave, trajneri tha se nuk ka koment për këtë.

“Jo, asnjë koment. Nuk kam koment”, u shpreh Munishi.

Ndryshe, para pak çastesh Munishi ka rifreskuar profilin e tij në ‘Facebook’, ku ka vendosur fotografinë e protagonistit të golit të barazimit në atë ndeshje, porterit Enea Koliçit.

Shpërndaje në: