Munishi pas vendimit të Komisionit të Garave, vjen me një veprim interesant në ‘Facebook’
Pas derbit të zhvilluar javën e kaluar me Gjilanit dhe Ballkanit, komisoni i garave ka marrë vendimin final për këtë ndeshje.
Gjatë këtij dueli ndodhi një incident, ku tifozët e Gjilanit sulmuan portierin e Ballkanit, Stivi Frashëri pas golit të Enea Koliçit, shkruan Periskopi.
E komisioni i garave vendosi sot që t’i jepet fitorja pre 3:0 në tavolinë Ballkanit.
Për këtë ka reaguar trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi i cili në profilin e tij në ‘Facebook’ ka vendosur protagonistin e golit të barazimit në atë ndeshje, portierin Enea Koliçi.