E konfirmon Florian Marku: Nëse ndodh lufta ndaj Amir Khan do të zhvillohet në Tiranë

E konfirmon Florian Marku: Nëse ndodh lufta ndaj Amir Khan do të zhvillohet në Tiranë

Florian Marku e ka konfirmuar se ndeshjen e radhës do ta zhvillojë në Tiranë kundër Amir Khan nëse ai pranon luftën.

Pas fitores së fundit, Marku i ka kërkuar duel bokserit, Amir Khan dhe me gjasë kjo luftë do të zhvillohet në Tiranë, shkruan PEriskopi.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Marku në një intervistë për Top Chanel, ku tha se ndeshje 100 për qind do të zhvillohet në Tiranë.

“Në raundin e tretë, kundërshtari padashje më goditi me kokë dhe u çara tek syri. Aty u frikësova se mos gjyqtari po e ndalon ndeshjen dhe aty fillova ta kërkoja nokautin.”

“Amir Khan, ka qenë një boksier i suksesshëm, është përmendur që ai dëshiron të rikthehet dhe të bëjë një ndeshje tjetër. Sky Sport dëshiron që ta zhvilloj këtë meç dhe pse jo në Shqipëri. Nëse lufta ndodhë, atëherë 100 për qind do të jetë në Tiranë”, tha Marku.

Shpërndaje në: