Chelseas i vështirësohen punët – Karburantin do ta paguajnë lojtarët për ndeshjet e tyre
Skuadra e Chelseas po përballet me një situatë të rëndë kohëve të fundit, pasi pronari i tyre, Roman Abramovich vendosi ta shesë klubin.
Abramovich i’u ndalua hyrja në Britanin e madhe dhe të gjitha aksionet me klubin e ‘blus’ I janë ngrirë, shkruan Periskopi.
Kështu, Chelsea të mërkurën do të përballet me klubin e Realit në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve por që shpenzimet do t’i kryejn lojtarët.
Kjo pasi nuk i lejohet klubit të dal nga normat e caktuar dhe për këtë futbollistët do të mundohen që me shpenzimet e tyre ta ndihmojnë klubin dhe t’i zhvillojnë ndeshjet.