FFK nesër zgjedh kryetarin

FFK nesër zgjedh kryetarin

Nesër Federata e Futbollit të Kosovës do ta mbajë kuvendin zgjedhor ku do të zgjedhet kryetari për një mandat katërvjeçar.

Ngjarja do të mbahet në hotelin Emerald prej orës 11:00.

Kandidat i vetëm në këtë garë është kryetari aktual Agim Ademi.

Për të hyrë në garë kishte aplikuar edhe Gramoz Vokrri, por që i është pamundësuar garimi për shkak se nënshkrimet e disa prej delegatëve ishin shpallur të pavlefshme nga kjo federatë.

Vokrri e kishte paditur FFK-në në gjykatë me pretendimin se mbajtja e kuvendit zgjedhor është i jashtëligjshëm.

Por, të hënën Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur vendimin ku e konsideron të ligjshme kuvendin e Federatës së Futbollit të Kosovës

Shpërndaje në: