Noah hap Grammy-in duke bërë shaka me Will Smith: “Mbani emrat e tjerëve larg nga goja juaj”

Noah hap Grammy-in duke bërë shaka me Will Smith: “Mbani emrat e tjerëve larg nga goja juaj”

Trevor Noah hapi çmimet e 64-të vjetore Grammy duke bërë shaka me shuplakën e famshme të Will Smith ndaj Chris Rock-ut gjatë ndarjes së çmimeve Oscar të së dielës së kaluar, e cila u diskutua shumë.

Grammy u zhvillua vetëm një javë pas Çmimeve të Akademisë, ku Smith u ngjit në skenë dhe goditi Rockun pasi komediani bëri një shaka me kokën tullace të gruas së tij, Jada Pinkett Smith ndërsa prezantonte kategorinë e filmave dokumentarë.

“Mos mendoni se kjo do të jetë si shfaqja e filmave Oscars”, tha Noah për ceremoninë.

“Është një koncert ku ne po japim çmime, do të dëgjojmë muzikë, vallëzojmë, këndojmë, do të mbajmë emrat e njerëzve të tjerë jashtë gojës dhe do t’u japim njerëzve çmime gjatë gjithë natës”, tha ai me shaka.

Shpërndaje në: