I caktohet masa e paraburgimit pesë personave të përfshirë në rrahjen e portierit të Ballkanit

I caktohet masa e paraburgimit pesë personave të përfshirë në rrahjen e portierit të Ballkanit

Sot në derbin e madh kosovar mes Gjilanit dhe Ballkanit ndodhi një incident i madh.

Tifozët e Gjilanit u futën në fushë pas golit të Enea Koliçit dhe sulmuan barabarisht portierin e Ballkanit, Stivi Frashëri, shkruan Periskopi.

Kështu, Policia e Kosovës ka dhënë raportin e detajuar në lidhje me rastin, ku thuhet se janë arrestuar pesë persona për veprën lëndim trupor ndaj personit në fjalë.

Madje, dy prej tyre i’u është caktuar masa e paraburgimit për 48 orë.

“Arrestohen pesë persona të dyshuar. Lidhur me rastin pjesëmarrja në turmë dhe huliganizëm, të ndodhur gjatë ndeshjes sportive të futbollit në Gjilan, Policia e Kosovës ka ndërmarrë menjëherë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të arrestimit të personave të dyshuar dhe sjelljes së tyre para organeve të drejtësisë.

Si rezultat i hetimeve intensive, deri më tani janë arrestuar pesë persona të dyshuar, dy nga të dyshimtit pas intervistimit në bazë të procedurav ligjore ndalen për 48 orë për Veprën penale “Lëndim trupor”, ndërsa tre të tjerë “prishje e rendit dhe qetësisë publike”, rasti procedohet në procedurë të rregullt. Hetimet dhe veprimet policore lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Të gjitha veprimet policore janë duke u ndermarrë dhe do të ndërmerren në vijim, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, tha Hashani për Periskopin.

Shpërndaje në: