Munishi kërkon falje për incidentin që ndodhi në takimin Gjilani – Ballkani

Munishi kërkon falje për incidentin që ndodhi në takimin Gjilani – Ballkani

Një ngjarje e shëmtuar ndodhi sot në derbin e javës së 27-të në Superligën e Kosovës në futboll, mes Gjilanit dhe Ballkanit.

Nga një goditje këndi thuajse në fundin e ndeshjes, golin e barazimit e gjeti portieri, Enea Koliçi, që barazoi shifrat në 1-1.

Pas golit, tifozët e Gjilanit u inkuadruan në fushë dhe sulmuan portierin e Ballkanit, Stivi Frashërin. Ai më pas me autoambulancë u dërgua në spital, ku gjendja e tij u përmirësua pas intervenimit nga stafi mjekësor i Spitalit në Gjilan.

Rezultati kur kjo ndeshje u ndërpre ishte i barabartë 1:1, teksa tani lidhur me fatin e ndeshjes pritet që të merret një vendim nga Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi, ka kërkuar falje për incidentin e ndodhur. Ai ka thënë se asnjë individë nuk mund të hedh hije të keqe mbi tifogrupin “Skiferat” dhe klubin e Gjilanit.

Munishi gjithashtu i ka uruar shërim të shpejt portierit shqiptar të Ballkanit.

Reagimi i plotë nga Munishi (pa ndërhyrje):

“Si trener i Sc Gjilanit dhe prind që jam kerkoj falje per incidentin që ndodhi ne ndeshjen sot ne mes të dy skuadrave me të mira ne Superlige Sc Gjilanit dhe Ballkanit nga Suhareka sepse Stivi është djal i joni shqiptare dhe lojtare i joni aq me shume kunder Ballkanit dhe Xhebrailave që mardhaniet edhe personale edhe të klubeve tona janë të shkelqyera. Asnje individ nuk mund të hedh hije të keqe mbi Skifterat dhe Sc Gjilanin .Stivi sherim të shpejt”.

Shpërndaje në: