Vjen edhe reagimi i tifozerisë së Gjilanit “Skifterat” – Kryesia e këtij tifogrupi jep dorëheqje
Sot gjatë ditës ka ndodhur një incident në fushë në ndeshjen e derbit kosovar mes Gjilanit dhe Ballkanit.
Tifozët e Gjilanit u futën në stadium pas golit të Koliçit dhe sulmuan portierin kundërshtar të Ballkanit, Stivi Frashëri, shkruan Periskopi.
Pas këtij rasti kanë reaguar edhe tifo-grupi “skifterat” që e kanë cilësuar si të turpshme sulmin ndaj portierit të Ballkanit.
Madje tifozët thonë se distancohen nga çdo veprim i dhunshëm që ndodhi sot.
Gjithashtu, kanë njoftuar se e kanë vizituar në spital portierin e Ballkanit dhe i kanë shprehur keqardhje për situatën që ndodhi në stadiumin e qytetit të Gjilanit.
Kryesia e “Skifterave” ka dhënë dorëheqje nga organizimi dhe paraqitjet e grupit, pas asaj që ndodhi sot në fundin e ndeshjes Gjilani – Ballkani.
“Komunikatë për Media!!
Kryesia e Skifterave ka vizituar në ambientet spitalore Stivi Frashërin për të parë nga afër gjendjen e tij shëndetsore dhe për të shprehur keqardhje për ndodhinë!
Gjatë pjesës së dytë individ nga tribuna vendase janë ofenduar anasjelltas me portjerin musafir dhe në momentin e golit nga euforia e futjes në fushë, një person ka shtyrë Frashërin dhe një tjetër e ka shkelmuar, ndërkaq kanë qenë kryesia e Skifterave të cilët i janë hudhur sipër për ta mbrojtur!
Distancohemi publikisht nga ky akt i shëmtuar, nuk është në traditën tonë sulmi ndaj lojtarëve të futbollit, përtej kësaj kundrejt një ekipi si Ballkani dhe tifozëve e qytetarëve të Suharekës që gjithmonë na kanë bërë të ndihemi si në shtëpinë tonë!
Kushdo me qëllim njollosjen e vlerave tona sportive dhe tifozerike duhet të përgjigjet për veprimet e veta!
Kryesia e Skifterave e indinjuar thellësisht nga ngjarja deklarohet për DORËHEQJE të PAREVOKUESHME si bartës të organizimit dhe paraqitjeve të grupit”.