Reagon kryetari i Gjilanit për incidentin në ndeshjen Gjilani – Ballkani

Reagon kryetari i Gjilanit për incidentin në ndeshjen Gjilani – Ballkani

Kryetari i qytetit të Gjilanit, Alban Hyseni ka reaguar në lidhje me incidentin në derbin e madh kosovar mes Gjilanit dhe Ballkanit.

Tifozët e Gjilanit u futën në stadium pas golit të Koliçit dhe sulmuan portierin kundërshtar të Ballkanit, Stivi Frashëri, shkruan Periskopi.

Për këtë, Hyseni tha se shpreh keqardhje për atë se çfarë ndodhi dhe se skena të tilla nuk duhet të shohim askund, aq më tepër në sport.

Postimi i plotë:

“Në Gjilan po zhvillohej sot njëra prej ndeshjeve më të mira të sezonit në futbollin tonë. Gjilani përballë Ballkanit të Suharekës në ndeshjen përcaktuese për titull.

Gjithçka shkoi për së mbari deri në momentin kur filloi përleshja ne fushë, për më keq u sulmua edhe portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri.

Shpreh keqardhjen time për këtë që ndodhi sot në Gjilan dhe Frashërit i uroj shërim të shpejtë.

Skena të tilla nuk duhet të shohim askund, aq më tepër në sport”.

Shpërndaje në: