Flasin nga Emergjenca e Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, tregojnë për gjendjen e Stivi Frashërit
Takimi mes Gjilanit dhe Ballkanit është suspenduar pas një incidenti që ndodhi në stadiumin e qytetit në Gjilan.
Tifozët e Gjilanit u futën në stadium pas golit të Koliçit dhe sulmuan portierin kundërshtar të Ballkanit, Stivi Frashëri, shkruan Periskopi.
Periskopi ka kontaktuar Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit ku edhe po trajtohet portieri i lënduar i Bllkanit, Stivi Frashëri.
Nga atje thanë se Frashëri është në gjendje stabile dhe nuk ka pësuar ndonjë tronditje.
“Për momentin është duke marr një infuzion, mjekët po e përcjellin gjendjen e tij. Nuk ka lëndime apo tronditje, gjendja e tij është stabile”, thanë nga Emergjenca për Periskopin.