Ismet Munishi flet për sulmin e tifozëve të Gjilanit në drejtim të portierit të Ballkanit
Takimi mes Gjilanit dhe Ballkanit është suspenduar pas një incidenti që ndodhi në stadiumin e qytetit në Gjilan.
Tifozët e Gjilanit u futën në stadium pas golit të Koliçit dhe sulmuan portierin kundërshtar të Ballkanit, Stivi Frashëri, shkruan Periskopi.
Pas ndeshjes ka folur edhe trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi i cili e ka cilësuar si të papranueshëm sulmin ndaj porterit të Ballkanit.
“Pjesa e sigurimit është kompetente. Nuk e pash, isha duke festuar. Tentova ta ndajë rrëmujën. Nuk kemi qejf me ndodhë skena të tilla. Nuk po di”, tha Munishi.