Bayerni rrezikoi shumë – Luajti me 12 lojtarë në fushë për disa sekonda

Bayerni rrezikoi shumë – Luajti me 12 lojtarë në fushë për disa sekonda

Një ngjarje interesante ka ndodhur sot në Bundesliga në ndeshjen Freiburg – Bayern Munich.

Në minutën e 85’të për disa sekonda, skuadra e Bayernit u pa se ishte duke luajtur me 12 lojtarë në fushë, pas një ngatërrese mes Nicolas Sule dhe Tolisso, shkruan Periskopi.

Për shkak të kësaj, kampioni aktual rrezikon t’i humbas pikët në tavolinë, pasi duhej shikuar mirë para se të ndodhte ky veprim.

Kujtojmë që ‘Bavarezët’ fituan me rezultat 1-4.

Shpërndaje në: