Pas fitores ndaj Llapit, flet trajneri i Prishtinës – Ky është synimi i tij i radhës
Ka përfunduar takimi ndërmjet Prishtinës dhe Llapit, duel ky në kuadër të javës së 27’të në Superligën e Kosovës në futboll.
Prishtina e ka fituar takimin ndaj Llapit me rezultatin final në 2:1, duke paketuar kështu tri pikë të plota, shkruan Periskopi.
Pas ndeshjes foli edhe trajneri i Prishtinës, Abdulah Ibrakovic i cili u shpreh i kënaqur me lojtarët e tij, por që kërkon edhe finalen e Kupës së Kosovës ndaj Llapit.
“Pjesa e parë ishte pak më e dobët, por në të dytën luajtëm shumë mirë. Kemi bërë disa kombinime për të ruajtur lojtarët për Kupë, me kusht që të jenë sa më të freskët. Jemi të fokusuar te trofeu dhe duam të shkojmë në finale”, tha Ibrakovic.