Dritë jeshile nga Premier League për Manchester Cityn, refugjati ukrainas mund të fillojë stërvitjen
Klubi i Manchester City ka fituar lejen nga Premier League që refugjati ukrainas, Andrii Kravchuk të mund të trajnohet me klubin. Kjo lëvizje është bërë e mundur me ndërhyrjen e Cityt dhe mbrojtësit të tyre ukrainas Oleksandr Zinchenko.
Dyshja Kravchuk-Zinchenko kanë luajtur bashkë me të rinjtë e Shakhtar Donetsk. Kravchuk ndodhej në kampin e stërvitjes në Turqi me klubin e tij rus Torpedo Moscow, kur pushtimi në Ukrainë filloi.
Mesfushori 23-vjeçar e ka ndërprerë kontratën dhe ndodhet në Manchester, ku do të stërvitet me skuadrën U-23 të Cityt për pjesën e mbetur të sezonit. Ai tregoi se nuk ndjehej mirë të luante për një klub rus.
“Unë po luaja për një vend që pushtoi vendlindjen time. Të largohesha nga klubi ishte zgjedhja e vetme. Njerëzit në Ukrainë nuk do më kuptonin, nëse unë do vazhdoja të luaja atje”, tha Kravchuk.