Mediat serbe ende s’i kanë harruar “bombat” e Xhakës dhe Shaqirit, kërkon kthimin e borxhit ndaj tyre
Në orën 18:00 është hedhur shorti për grupet e Kampionatit Botëror të futbollit 2022 që do të mbahet në Katar.
Zvicra e Xhakës dhe Shaqirit do të përballet sërish me Serbinë, në një tjetër ndeshje që pritet të jetë shumë emocionuese.
Mediat serbe kanë reaguar menjëherë me shortin, atje ku mediumi ‘b92’ aludon në kthimin e borxhit nga viti 2018.
“Një përplasje me Zvicrën kontroverse për ne.Katër vite më parë, humbëm nga zviceranët pas një përmbysje të dhimbshme, koha për rikthimin e borxheve”, shkruan B92 brenda tekstit.