Shorti i plotë i Kampionatit Botëror 2022: Grup aspak i lehtë për Argjentinën, Zvicra në grup me Brazilin e Serbinë
Në Doha të Katarit është hedhur shorti për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Zvicra e Xhakës dhe Shaqirit në grup ka Brazilin, Serbinë e Kamerunin, shkruan Periskopi.
Kurse, Argjentina e Lionel Messit në grup ka Polonin, Meksikën dhe Arabinë Saudite. Kampionët akual, Franca në grup ka Danimarkën, Tunizin dhe njërën nga Peruja, Australia ose Emiratet e Bashkura Arabe. Spanja e Gjermania janë me një grup.
Shorti i plotë: GRUPI A: Katar, Holanda, Senegali, Ekuadori
GRUPI B: Angli, SHBA, Irani, Uells/Skoci/Ukrainë
GRUPI C: Argjentina, Meksika, Polonia, Arabia Saudite
GRUPI D: Franca, Danimarka, Tunizia, Peru/Australi/Emiratet e Bashkuara Arabe
GRUPI E: Spanja, Gjermania, Japonia, Kosta Rika/Zelanda e Re
GRUPI F: Belgjika, Kroacia, Maroku, Kanada
GRUPI G: Brazil, Zvicra, Serbia, Kameruni
GRUPI H: Portugali, Uruguai, Koreja e Jugut, Gana