Shorti i Botërorit/ Xhaka e Shaqiri gati të “bombardojnë” përsëri Serbinë
Shorti për Kampionatin Botëror “Katar 2022” është duke u hedhur. Kombëtarja e Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës, Zvicra në grup ka Brazili dhe Serbinë, shkruan Periskopi.
Këta të fundit kanë kujtime jo të mira nga “Shqipet” e Zvicrës. Në fazën e grupeve në Kampionatin Botëror të 2018-ës, Xhaka e Shaqiri e kishin tronditur Serbinë.
Zvicra kishte fituar me rezultat 1:2 me golat e Xhakës në minutën e 52-të dhe Shaqirit në minutën 90-të.
Por, më e ëmbël ishte festa e dy shqiptarëve që me duar krijuan “shqiponjën”./Periskopi/