Kujdes në përdorimin e sheqerit, rrit rrezikun për kancer
Për dëmin e këtij ushqimi flitet shumë dhe mjaft shpesh, por shumë njerëz ende e konsumojnë. Sheqeri ka ndikim në zhvillimin e qelizave të kancerit në organizëm, e shumë pa ndërprerë e përdorin.
Studimi i fundit në një universitet në Kaliforni ka zbuluar se ekziston një përbërës që gjendet në lloje të ndryshme të ushqimit, që ndikon në vdekjen e 35 milionë njerëzve në mbarë botën për çdo vit. Siç ata kanë ardhur në përfundim, sheqeri është fajtor i shumë sëmundjeve, si diabeti, sindroma metabolike, sëmundjet e zemrës dhe llojet e ndryshme të kancerit.
Studimi amerikan dëshmon se sheqeri është fajtori kryesor për shfaqjen e shumë tumoreve. Qelizat e kancerit përdorin shumë më për glukozë se sa qelizat normale. Studimet e ndryshme kanë dëshmuar se personat që kanë nivel të lartë të glukozës mund të zhvillojnë më shumë kancerin.
Është fakt se në qelizat tona nevojitet glukoza, formë e sheqerit që transformohet në energji. Për dallim nga qelizat e shëndetshme, qelizat e kancerit mund ta konvertojnë energjinë e tyre nga glukoza pa përdorur oksigjenin.
Ekspertët theksojnë se sheqeri ndërlidhet me kancerin për dy arsye: 1) Janë shkaktarë potencialë i kancerit. 2) Janë “ushqimi” më i mirë për qelizat e kancerit kur të shfaqen një herë në trup.