Çfarë është ekzaktësisht seksi ‘i egër’?
Koncepti i seksit të egër nuk është i ri, por ai po merr gjithnjë e më shumë vëmendje nga filmat që shohim apo muzika që dëgjojmë. Ky togfjalësh është padyshim pjesë e leksikut të kulturës pop.
Por çfarë nënkuptojmë saktësisht kur themi se na pëlqen, nuk na pëlqen ose duam të provojmë të bëjmë “seks të egër/të ashpër”?
Studimi
Në një studim të ri, të botuar së fundmi në Journal of Sex and Marital Therapy, studiuesit filluan të eksplorojnë se si njerëzit e konceptojnë seksin e egër, duke u përqendruar veçanërisht te krahasimet midis gjinive, orientimeve seksuale dhe prejardhjes politiko-ideologjike.
Studimi përfshiu 4,898 pjesëmarrës (2043 gra, 1858 burra, 10 gra transgjinore, 16 burra transgjinorë, 46 individë që nuk identifikohen me një gjini). Shumica dërrmuese e pjesëmarrësve ishin heteroseksualë.
Pjesëmarrësve iu bë pyetja: “Njerëzit kanë ide të ndryshme për atë që ata mendojnë se do të thotë seks i egër. Çfarë do të thotë për ju?
Këto sjellje përfshinin: tërheqjen e flokëve, kafshimin, lidhjen, goditjen me shuplakë, hedhjen e dikujt në shtrat, grisjen e rrobave etj.
Atëherë çfarë kuptojmë me “seks të egër”?
Disa nga sjelljet më të miratuara që konsideroheshin seks i egër nga të gjithë pjesëmarrësit ishin mbytja, tërheqja e flokëve dhe shuplakat; secila u përmen nga të paktën dy e treta e secilit nëngrup.
Çfarëdolloj seksi që na pëlqen të bëjmë, është e rëndësishme të kemi një kuptim të përbashkët të asaj që duam apo nuk duam dhe të jemi në gjendje t’i komunikojmë qartë nevojat tona me partnerin/en. Është e rëndësishme të komunikoni qartë se çfarë ju pëlqen ose jo, çfarë doni apo nuk doni të eksploroni me partnerin tuaj.