Pasi të lexoni këtë artikull do kuptoni se i keni krehur flokët gjithmonë gabim

Pasi të lexoni këtë artikull do kuptoni se i keni krehur flokët gjithmonë gabim

Është diçka që e bën çdo ditë, por a e ke pyetur veten nëse po e bën mirë? Sipas një studimi, rezulton se shumë prej nesh po i krehin flokët në mënyrë të gabuar. Po, është e vërtetë!

Shumë vajza dhe gra i tërheqin fort flokët kur i krehin ose nuk tregohen të kujdesshëm me majat e tyre, për të mos përmendur edhe përdorimin e krehrit të gabuar. Gjithashtu, nëse i krihni flokët shumë shpesh, po i dëmtoni.

Një sondazh i kryer së fundmi nga Tangle Teezer vëzhgoi zakonet e flokëve të 2,000 grave. Rreth 40% e kuptuan që disa nga gjërat që bënin mund të ishin të dëmshme për flokët e tyre dhe gati një në katër gra ishin të shqetësuara për dëmin që po u bënin flokëve të tyre.

Sipas The Mirror, një në pesë gra mendon se është normale t’i krehin flokët me forcë në mënyrë që të mund të kalojnë çdo ngatërresë dhe nyje. Ndërsa gjysma e atyre që janë anketuar i krehin nga skalpi poshtë, diçka që konsiderohet të jetë diçka tërësisht e gabuar.

Tre në katër gra gjithashtu thanë se përdorën të njëjtin krehër për gjithë kujdesin e flokëve, duke filluar nga krehja deri te tharja e tyre – diçka që e kemi bërë të gjithë.

“Është shqetësuese të shohësh se sa gra po i krehin flokët e tyre në mënyrë të gabuar, duke shkaktuar dëme të panevojshme në flokët e tyre,” -tha themeluesi i Tangle Teezer, Shaun Pulfrey.
Pavarësisht nga përbërja e flokëve, është e rëndësishme të përdorni një furçë të butë. Është gjithashtu shqetësuese që gratë përdorin një krehër për të gjithë kujdesin ndaj flokëve. Mendoni që është e njëjta gjë që bëni me grimin. Ju nuk përdorni të njëjtën furçë për të përhapur fondatinën, si ajo që përdorni për të përhapur highligherin apo tonin e syve.

Shpërndaje në: