Armatos Ukrainën, nuk i vendosë sanksione Rusisë: Pse Turqia, pavarësisht kësaj respektohet nga të dyja palët
Qysh u bë që një anëtare e NATO-s e cila armatos Ukrainën dhe nuk i vendosë sanksione Rusisë, po respektohet nga të dyja palët (Ukraina dhe Rusia)
Titulli origjinal në Guardian: Turqia kryeson pakon e vendeve të gatshme për të ndërmjetësuar mes Ukrainës dhe Rusisë
Mes disa vendeve që janë ofruar të gatshme si negociatore mes Rusisë dhe Ukrainës, Turqia u pa si fituese, duke rritur edhe hijen e vet diplomatike, pavarësisht se në këtë skenë teatri – për momentin – mund të mos kemi përfitime konkrete.
Presidenti francez Emmanuel Macron, ka vazhduar përpjekjet e tij duke bërë telefonata me Vladimir Putinin, por ishte ministria e jashtme turke, e zonja për t’i bërë bashkë rusët dhe ukrainasit në Stamboll.
Ka një pozicion kureshtar. Turqia, si anëtarë e NATO-së, vazhdon ta armatosë Ukrainën derisa refuzon të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe me gjithë këto dy veprime, vazhdon të jetë e respektuar nga të dyja palët.
Turqit, kanë një sens të jashtëzakonshëm për ta nuhatur se çka po ndodhë përreth. Duke folur gjatë fundjavës në Doha, këshilltari dhe zëdhënësi i presidentit turk Erdogan, tha: ‘Kur të marrë fund e gjithë kjo, do të ketë një arkitekturë të re të sigurisë globale. Mënyra se si do të jetë kjo arkitekturë e re e sigurisë në glob, do ta detektojë edhe kursin që do të përdoret për dekadat që po vijnë.
Çdo hap që bëjmë, çdo lëvizje që bëjmë për t’i dhënë fund kësaj lufte, do të ketë ndikim në arkitekturën e re të sigurisë që po vjen”.
Shkurtimisht, ky set negociatash që u mbajt (në Turqi) mund të mos jetë një eko vetëm për pjesëmarrësit në të, por për gjithë botën.
Kalin tha më tutje: “Çka po ndodhë në këtë luftë, duhet të studiohet me vëmendje. Fuqia disekulibruese që ka tundur rendin ndërkombëtar që prej përfundimit të Luftës së Ftohtë përgjatë tri dekadave ka të bëjë me rritjen e kësaj krize dhe eventualisht me luftën që po provojmë ta ndalim tani”
Përkundër që tha se lufta ishte e pajustifikueshme dhe e paprovokuar, ai shtoi:
“Çkado që e ka shtyrë Rusinë në këtë punë – përfshirë edhe shqetësimet lidhur me sigurinë, duhet të dëgjohen, jo të arsyetohen. Ne kemi nevojë të flasim me Rusinë. Nëse çdokush djegë të gjitha urat me Rusinë, atëherë me kë do të flasë Rusia në fund të ditës?”
Ai (Kalin, versioni jonë), po nënkuptonte se ‘epoka e hegjemonisë amerikane ka përfunduar’.
Ministri i jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu, tha të shtunën se ai ‘beson se interesat e Ukrainës duhet të shihen në formë të balancuar në politikën e jashtme’.
Turqia ka provuar të luajë rolin e bashkimit, tha ai, duke refuzuar të bëj një ndarje midis Lindjes dhe Perëndimit – diçka që ai tha se ka qenë e detyruar të veprojë kështu shkaku i gjeografisë së saj të dyfishtë.
Realiteti është më kompleks dhe ndoshta shumë shumë më kompleks se ajo që e shohim.
Pas një periudhe të gjatë që ka shkaktuar probleme në disa rajone, Turqia e cila është goditur edhe nga dobësimi ekonomik – ndoshta ka nevojë ta tregojë tash veten.
“Ne duhet të gjejmë mënyrën se si të dy palët do ta ruajnë fytyrën dhe do ta fjenjë një dalje nga situata, në atë mënyrë që do të mund të sqarohet publikisht dhe globalisht”, tha ministri i jashtëm turk, duke iu referuar palës ukrainase dhe asaj ruse.
Një takim midis ministrave të jashtëm, atij të Ukrainës dhe atij të Rusisë, Kulebës dhe Lavrovit, poashtu u mbajt në fillim të muajit në Forumin e Diplomacisë në Antalia.
Kishte një progres të vogël qysh atëhëherë, pavarësisht që Kuleba i Ukrainës nuk foli lidhur me anulimin e kërkesës që Ukraina t’i bashkohet NATO-s dhe të pranojë statusin neutral, në këmbim të të cilit do të merrte garanca sigurie nga një grup shtetet.
Por në diskutimet e fundit në Stamboll, që zgjatën dy ditë, oferta e Ukrainës ishte më eksplicite dhe u ofrua më shkrim. Kësaj radhe, pala e Ukrainës kryesohej nga këshilltari i presidentit Zelensky, Mihaylo Podolyak dhe delegacioni rus kryesohej nga këshilltari i Putinit, Vladimir Medinsky.
Podolyak ka thënë se Ukraina dëshiron që t’i shohë shtetet si Kina, Rusia, Shtetet e Bashkuar, Franca, Turqia, Gjermania, Kanadala dhe Izraeli si shtete garantuese (të sigurisë).
Podolyak (këshilltari i Putinit) ka thënë se ‘pranimi preliminar erdhi nga disa vende që ne do të dëshironim të ishin garantuese’.
“Asgjë që mund të jetë shumë premtuese”, tha Moska dje. Por, Turqia është më optimiste dhe thotë se ka një plan për të avancuar tutje në negociata.
Synimi i radhës i Turqisë është që t’i bëj bashkë në një dhomë, Volodymyr Zelenskyn dhe Vladimir Putinin. Për momentin, Putini mendon se po pëson humbje nga homologu i tij ukrainas.
Por nëse Turqia ia arrin ta bjë këtë, do të ishte një rikthim i jashtëzakonshëm i Erdoganit – tendencat autokrate të të cilit, e kanë kërcënuar në vazhdimësi që të duket i papranueshëm ndërkombëtarisht. /Patrick Wintour: The Guardian/Përktheu dhe përshtati: Dafina Demaku/Periskopi