Salah e përjeton tmerrin në ndeshjen ndaj Senegalit, detyrohet të largohet me truproje nga fusha
Egjipti u eliminua nga Senegali në garën për kualifikim në Kampionatin Botëror, ndërsa Mohamed Salah e humbi penalltinë në atë ndeshje.
Gjatë ekzekutimit të penalltive, lojtarët e Egjiptit u penguan vazhdimisht nga tifozët senegalezë që ia drejtonin lazerët.
Pas përfundimit të ndeshjes, tifozët e Senegalit filluan të hidhnin gjësende në drejtim të yllit të Liverpoolit, Mohamed Salah.
Ai u detyrua që me truproje të largohet nga fusha.
جماهير السنغال تقذف محمد صلاح بزجاجات المياه ويخرج في حماية الأمن pic.twitter.com/gVINqbS2fk
— Kora Plus (@KoraPlusEG) March 29, 2022