Tifozët e Nigerisë kaluan limitet dhe ‘pushtuan’ fushën – Vdes në rrethana ende të paqarta mjeku i FIFA-s
Përfundoi në tragjedi ndeshja mes Nigerisë dhe Ganës. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës Katar 2022.
Një mjek antidoping në detyrë i FIFA-s, Dr. Joseph Kabungo, humbi jetën pas trazirave që shpërthyen në fund të ndeshjes, kur tifozët nigerianë, të zhgënjyer nga eliminimi pushtuan fushën e stadiumit Abuja. Ata filluan të sulmonin personat që ishin afër fushës.
“Ne jemi të pikëlluar për vdekjen e oficerit tonë mjekësor të Caf/FIFA-s, Dr. Joseph Kabungo, i cili ishte në detyrë si oficer anti-doping në ndeshjen e së martës Nigeri dhe Gana – shkruan në një shënim Federata e Futbollit të Zambisë.
“Ngushëllime të sinqerta familjes së Dr. Kabungo dhe botës së futbollit. E pranojmë se është shumë herët për t’u ndalur në shkaqet e vdekjes së tij, do të presim raportin e plotë nga CAF dhe FIFA dhe të shohim se çfarë ka ndodhur saktësisht”.