Pse hojet e bletëve janë të rëndësishme

Pse hojet e bletëve janë të rëndësishme

Mjalti më i mirë dhe më i shëndetshëm është ai që merret direkt nga hojet e bletës.

A keni dëgjuar për ‘Nektarin e Perëndive’ ? Kështu quhej mjalti në lashtësi, jo vetëm për vlerat shëndetsore por edhe për shijen e ëmbël.

Vet mjalti më i mirë dhe më i shëndetshëm është ai që merret direkt nga hojet e bletës.

Sipas ekspertëve bletët i krijojnë hojet vetë. Struktura e tyre gjashtëkëndore që për hir të së vërtetës është mahnitëse, krijohet me mjeshtëri nga dylli i bletës.

Ky i fundit përmban acide yndyrore dhe substanca të tjera organike të rëndësishme.

Mjalti që depozitohet në hoje është më i pastri dhe më i miri, ndërkohë që dylli përbërës i hojeve ka shumë vlera ushqimore dhe shëndetësore.

Kundër alergjive

Përtypja e qelizave prej dylli të hojeve gjatë stinës së alergjisë ndihmon kundër tështimave, rrjedhjes së hundëve dhe përlotjes së syve. Përtypja e copave të hojeve duhet bërë sa më gjatë që të jetë e mundur.

30 minuta më pas, simptomat e alergjive zhduken. Copëzat e hojeve mund të nisni t’i përtypni një ose dy javë përpara nisjes së stinës së alergjive që të parandaloni simptomat.

Kujdesi ndaj lëkurës

Hojet e mjaltit përmbajnë kalium, dhe është pikërisht falë tij që bakteret nuk mbijetojnë dot tek mjalti. Nëse mjalti merret direkt nga hojet dhe nuk blihet i përpunuar, atëherë bën një punë shumë të mirë kundër njollave të lëkurës.

Ky produkt përdoret edhe për zbutjen e lëkurës, si maskë dhe për pastrimin e saj. Mjalti i marrë direkt nga hojet është efikas kundër disa infeksioneve të lëkurës.

Kundër kolesterolit

Acidet yndyrore dhe përbërësit organikë të hojeve të bletës kanë shumë përfitime për zemrën. Ato munden të ulin në mënyrë të ndjeshme kolesterolin e keq dhe të rrisin nivelin e kolesterolit të mirë.

Të dhënat shkencore kanë treguar se acidet yndyrore tek hojet dhe substancat e tjera ulin nivelin e proteinave që transportojnë yndyrnat në gjak me 21 ose 29 përqind.

Në mbrojtje të mëlçisë

Substancat organike tek hojet kanë të njëjtin ndikim si antioksidantët dhe mbrojnë mëlçinë. Shkencëtarët kryen një studim mbi rolin e substancave në fjalë kundër dhjamosjes së mëlçisë.

Pjesëmarrësit në studim konsumuan preparate me bazë alkoli nga hojet për 24 javë.

Në fund të studimit, shkencëtarët zbuluan se solucioni i përdorur kishte ndihmuar në normalizimin e funksioneve të mëlçisë dhe përmirësimin e simptomave të dhjamosjes së saj.

Enzimat dhe vitaminat

Mjalti që vjen direkt nga hojet përmban të gjitha amino acidet kryesore dhe vitaminat B, C, D dhe E. Ky mjaltë përmban edhe një sërë enzimash thelbësore dhe shumë të rëndësishme.

Kundër yndyrnave

Ka një perceptim të gabuar për mjaltin dhe hojet, të cilat besohet se të shëndoshin. Në të vërtetë, mjalti ashtu si edhe hojet ndihmon njerëzit të bien në peshë duke qenë se përmirëson metabolizmin dhe lufton yndyrnat.

Më shumë energji

Mjalti i papërpunuar dhe direkt nga hojet ka një rol të rëndësishëm në organizëm sepse është antibiotik natyral. Ai pastron enët e gjakut dhe përmirëson tretjen.

Mjalti mund t’i japë njeriut energji të menjëhershme. Të njëjtat vlera mund të merren shumëfish nëse përtypni dy lugë me hoje bletësh.

Në kushtet e shtëpisë

Mjalti është përdorur prej shumë kohësh kundër infeksioneve të këmbës, dhimbjeve të artritit, mykut, fytit të lënduar, pagjumësisë, djegieve, çarjeve të lëkurës dhe përdorimit të tepërt të alkolit. /Agroweb/

Shpërndaje në: