Rashica flet pas ndeshjes: Jemi në formë të mirë, kundër Zvicrës e pamë ku jemi
Kosova ka luajtur baraz 1:1 me Zvicrën në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Letzingrud të Cyrihut.
Kosova pati mundësi edhe ta fitonte krejt ndeshjen, teksa edhe kaluan të parët në epërsi.
Pas ndeshjes, lojtari i cili mund edhe të konsiderohet si ‘lojtari i ndeshjes’, Milot Rashica ka dhënë një deklaratë, përcjell Periskopi.
Rashica thotë se zhvilluan një ndeshje ekipore në këto dy ndeshjet e fundit miqësore.
“Shpresoj të vazhdojë kështu, e zhvilluam një ndeshje ekipore, kanë shërbyer që me pa ku jemi .
Këto dy ndeshje kanë pasur hapësirë për t’gjithë, e dyta ndeshje shumë më e fortë për me pa ku jemi. Dhe tash kemi disa ditë për ndeshjet e radhës, jemi në formë të mirë”, tha Rashica./Periskopi/