Flet Kryeziu: Faleminderit tifozëve që krijuan atmosferë si në Prishtinë
Ka përfunduar takimi miqësor në mes Zvicrës dhe Kosovës.
Kombëtaret e mbyllë këtë ndeshje me rezultatin 1:1 që u përcoll me emocione të mëdha, shkruan Periskopi.
Pas ndeshjes foli edhe mbrojtësi i Kombëtares sonë, Mirlind Kryeziu i cili tha se falenderon shumë tifozët për atmosferën të krijuar si në Prishtinë.
“Kam besu që një ditë ka me ardh fati dhe të luajmë kundër Zvicrës, ishte kënaqësi dhe falenderoj shikuesit për atmosferën, si në Prishtinë. Konkurenca në futboll e sheh si motivim për të dhënë më shumë, këto dy lojë kemi qenë shumë stabil, dhe kjo konkurencë do të na bëjë mirë. Këto dy lojë kanë qenë për të na treguar se jemi gati për Nations League”, tha ai.