Xhaka flet pas ndeshjes me Kosovën, tregon se pse u ‘çartë’ pas zëvendësimit
Kosova ka barazuar me Zvicrën në 1:1 në ndeshjen miqësore.
Kosova pati mundësi edhe ta fitonte krejt ndeshjen, teksa edhe kaluan të parët në epërsi.
Pas ndeshjes, Granit Xhaka deklaroi se ishte ndeshje shumë e veçantë.
“Jo s’ka shancë. E veçantë për mua, për familjen, për miqtë. Një lojë kundër vendlindjes tem, një vend që e du shumë. Kosova ka lujt mirë, edhe na kemi lujt mirë. E kam një karakter që dua te jem në fushë. Dua të luaj sa më shumë për Zvicrën. Kjo temë po bëhet pak më e madhe, kështu që nuk dua të zgjasë këtë temë. Një ekip shumë i mirë, me lojtar individual të mirë. Besoj se në të ardhmen do të kenë sukses”, tha Xhaka.
Kosova më 24 mars fitoi 5:0 ndaj Burkina Fasos, teksa sonte me fuqinë e 14-të botërore luajti baras.