Shqipëria në “Air Albania” barazon me Gjeorgjinë
Shqipëria e ka zhvilluar edhe ndeshjen e dytë miqësore në muajin mars.
Kuqezinjtë barazuan pa gola ndaj Gjeorgjisë në “Air Albania Stadium”.
Të zgjedhurit e Edy Rejas patën administrimin e ndeshjes, por që nuk arritën të gjenin rrugën e golit.
Kështu, pas paraqitjes së mirë ndaj Spanjës në humbjen 2:1, Shqipëria u prit që ta fitonte këtë ndeshje, por që në fund nuk doli ashtu.