Ish-trajneri i Kosovës, Challandes flet para ndeshjes: Kosova e ka një ekip më kualitet të lartë, do të jetë festë

Ish-trajneri i Kosovës, Challandes flet para ndeshjes: Kosova e ka një ekip më kualitet të lartë, do të jetë festë

Isht-trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka gjetur pak kohë për ta komentuar ndeshjen mes Zvicrës dhe Kosovës që zhvillohet sonte em fillim nga ora 18:00.

Challandes e ka cilësuar Kosovën si një skuadër me ekip të mirë dhe shumë kualitativ, shkruan Periskopi.

Challandes tha se për gjithë adhuruesit e futbollit si në Kosovë dhe Zvicër do të jetë ditë feste.“Për kosovarët që jetojnë në Zvicër do të jetë një festival i vërtetë i futbollit. Larg nga politika dhe nga problemet politike”.

“Kur Përfaqësuesja jonë arrin suksese, mund të shohësh flamuj zviceran duke valuar në Prishtinë. Gjithashtu, të gjithë në Kosovë janë krenarë me Shaqirin e Xhakën, për arritjen e tyre”.

“Ka shumë lojtarë të talentuar në klube dhe në rrugët e Kosovës. Është vetëm çështje e vazhdimit të punës dhe duhet të jenë të qetë”.

“Kosova e ka një ekip më kualitet të lartë”, ka thënë Challandes për mediumin zviceran 20min.

Shpërndaje në: